Pas një pjese të parë me frikën për të mos gabuar e pësuar të dyja skuadrat e fillojnë pothuajse me të njëjtën ritëm edhe pjesën e dytë.

City në këto minuta të mbetura nga e 35-ta detyrohet të luaj pa kapitenin De Bruyne i cili u zëvendësua nga Foden, ndërkohë që mbetet sërish në sulm për të tentuar zhbllokimin e takimit. Nga ana tjetër Interi mbetet i kujdesshëm për të rezistuar në mbrojtje dhe duke tentuar befasinë e kundërsulmit.

Në minutëne 60-të dorëzohet edhe Dzeko i cili i lë vendin gjigandit belg, Lukakut. Në minutën e 58-të Martinez kishte rastin më të mirë për të shënuar por Ederson reagon mjaft mirë duke e ndaluar rrezikun.

Në minutën e 68-të Manchester City arrin të zhbllokojë takimin falë golit të Rodrit.