Igor Tudor dhe stafi teknik i Juventusit përballen me një vendim të rëndësishëm lidhur me disponueshmërinë e Edon Zhegrovës para ndeshjes së madhe kundër Interit, e cila do të zhvillohet më 13 shtator.
Zhegrova, 26 vjeç, u transferua përfundimisht nga Lilë në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe ende nuk është ribashkuar me Xhonatan Dejvid, shokun e tij të mëparshëm te skuadra franceze, i cili ka ardhur më parë në Torino. Ky transferim dukej se ishte i vështirë për t’u realizuar, por Juventus arriti ta zhbllokojë marrëveshjen pasi huazoi Niko Gonzalez tek Atletiko Madrid me një detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Aktualisht, Zhegrova stërvitet në qendrën sportive Kontinassa, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, përveç atyre që janë thirrur nga kombëtaret e tyre. Mungesa e tij në përfaqësuesen e Kosovës nuk ka qenë surprizë, pasi lojtari nuk ka marrë pjesë në ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar. Sipas Tuttosport, disponueshmëria e sulmuesit për ndeshjen me Interin mbetet e pasigurtë, për shkak të një periudhe nëntë mujore me probleme shëndetësore. Zhegrova zgjodhi të operohej për shkak të dhimbjeve në ijë, duke preferuar ndërhyrjen kirurgjikale për të shmangur probleme afatgjata në karrierën e tij.
Pavarësisht se ka rifilluar stërvitjen së fundmi, ai nuk ka luajtur minuta këtë sezon në Lilë, ku klubi nuk e kishte në planet e tij pasi priste largimin e lojtarit. Tudor dhe stafi i tij teknik do të vëzhgojnë me kujdes reagimin e Zhegrovës ndaj ngarkesës stërvitore gjatë ditëve në vijim për të vendosur nëse do të përfshihet në formacion për Derbin e Italisë. Nëse situata nuk lejon përdorimin e tij në mënyrë të plotë, rikthimi i Zhegrovës në fushë mund të shtyhet për një kohë më të përshtatshme.
Sulmuesi pritet të konkurrojë për një vend në krahun e djathtë të sulmit me Francisko Konceicaon, i cili vetë ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes kundër Xhenoas. Në këtë mënyrë, zgjedhjet për pozicionin në krahun e djathtë të sulmit do të varen nga gjendja fizike e të dy lojtarëve. Vendimi final i trajnerit do të bazohet kryesisht në progresin dhe gjendjen shëndetësore të Zhegrovës gjatë stërvitjeve. Ndërkohë sa i takon sulmit ndryshe nga se pritej, Vlahoviç nuk u largua nga Torino, me lojtarin që vendosi veton duke mos preferuar të largohej nga futbolli i rëndësishëm. “Bomberi” serb ka humbur statusin e tij në Torino pasi tashmë është kthyer në një rezervë luksi, por pavarësisht këtij fakti, Vlahoviç ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke realizuar dy gola në dy ndeshjet e para.
Këto ditë, në Torino, qarkulluan fjalë se Vlahoviç mund të rinovonte kontratën që i përfundon në 2026, por “TuttoSport” sqaron se ka pak ose aspak shanse që kjo të ndodhë, aq më tepër tani. Vlahoviç pritet të vijojë të jap kontributin e tij në Torino, me shumë gjasa sërish së zëvendësues, në pritje që ky sezon të përfundojë dhe më pas të vendos i lirë për të ardhmen e tij. E përditshmja torineze shton se një opsion për të ardhmen e sulmuesit serb mund të jetë edhe Interi pasi lojtari ka një marrëdhënie shumë të mirë më Bppe Marotan, ish drejtorin e tij tek Juventus./TAR