Zhoze Murinjo është zyrtarisht trajner i Benfikës. Klubi portugez e ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh.
Murinjo la Fenerbahçen, pikërisht pas një skualifikimi nga Champions ndaj Benfikës. Rastësia e solli tashmë në krye të tyre, që në anën tjetër shkarkuan trajnerin Bruno Lagen.
62-vjeçarin nuk do e kishte menduar askush për këtë rikthim kaq të shpejtë. Kontratën ndërkohë e ka firmosur të vlefshme deri në vitin 2027.
Karriera e Murinjos nisi pikërisht te Benfika. Pjesa tjetër me Porton, Interin, Çelsin, Realin, Junajtid apo Romën ishte histori.