Pas vetëm dy vitesh, Romelu Lukaku largohet nga Napoli. Sulmuesi belg nuk ishte në planet e trajnerit Massimiliano Allegri dhe kështu vendosi të braktisë Serie A dhe të nisë një aventurë të re në Turqi ku do të veshë fanellën e Fenerbahçe.

Lukaku do të kalojë te klubi nga Stambolli për vlerën e 7 milionë euro, me Chelsea që përfiton 40% të kësaj shumë.

‘Napoli komunikon se shiti përfundimisht kartonin e romelu Lukakut te Fenerbahçe. Romelu bëri debutimin me fanellën e kaltër në 31 gusht të 2024 duke shënuar menjëherë në fitoren me përmbysje ndaj Parmës në Maradona Stadium. Ka zhvilluar 45 ndeshje duke shënuar 14 gola mes të cilëve ai i paharruari në ndeshjen e titullit të katërt kampion ndaj Cagliarit pas një progresioni të madh. Lukaku ka fituar me Napolin një kampionat dhe një superkupë Italiane. Të urojmë fat Big Rom’-theksohet në komunikatën e Napolit që në rrjetet sociale postoi pikërisht golin e shënuar nga Lukaku në sfidën me Cagliarin.

Edhe Fenerbahçe përmes rrjeteve sociale konfirmoi transferimin e Lukakut te kjo skuadër me sulmuesin belg që udhëton drejt Stambollit në orët e mbrëmjes të kësaj të mërkure.