Ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, ku kombëtarja jonë humbi me rezultatin 0-2 përballë ‘Tre Luanëve’.
Fill pas humbjes, Shqipëria tashmë mësoi edhe zyrtarisht vazon në të cilën do bëjë pjesë në Play Off të Botërorit.
Kuqezinjtë do të jenë në vazon e 3-të të Play-Off, në shortin që do mbahet në 20 nëntor.
Kjo përzgjedhje u bë pasi Shqipëria nuk mori dot një rezultat pozitiv përballë Anglisë, duke mos kaluar dot Irlandën. Po ashtu edhe Ukraina triumfoi ndaj Islandës dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
Kujtojmë që në Play Off të Botërorit është edhe Kosova.
