Është përcaktuar stadiumi ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League ndaj Bjellorusisë.
Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë më 15 nëntor 2026, në një sfidë që nuk do të zhvillohet në territorin bjellorus. Sipas kalendarit zyrtar të UEFA-s, përballja është programuar si Belarus–Albania.
Takimi do të luhet në Illovszky Rudolf Stadion, në Budapest të Hungarisë. Stadiumi, që është shtëpia e klubit Vasas, do të shërbejë si impiant pritës për ndeshjet e Bjellorusisë në këtë edicion të Nations League.
Sfida e 15 nëntorit do të jetë ndeshja e fundit e Shqipërisë në grupin C1, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të mbyllin sa më mirë këtë fazë të kompeticionit.
Përballja në Budapest pritet të jetë një nga sfidat më të rëndësishme të Shqipërisë në këtë fushatë, me rezultatin që do të përcaktojë pozicionimin përfundimtar në grup.
