Sassuolo ka konfirmuar blerjen e mesfushorit të U-21 të Italisë Manuel Locatelli nga Milan në formë huazimi me obligim blerje.
Marrëveshja është konfirmuar gjatë një komunikate në faqen zyrtare të Sassuolo-s, teksa raportet pretendojnë se Neroverdi do të paguajë 2 mln euro për huazimin dhe 10 mln në fund të sezonit plus 2 mln euro bonuse.
Locatelli ka bërë 63 paraqitje me fanellën e Milan, duke shënuar dy gola dhe një asist.
Një nga golat që mbahet mend është ai ndaj Juve-s më tetor të 2016, por ai nuk ishte më në formacionin Kuqezi në sezonin e kaluar.
13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)