Barcelona ka vendosur të mos e shesë objektivin e Juventusit, Miralem Pjanic, pasi ai bëri paraqitje të mira në fazën përgatitore me fanellën e katalanasve dhe bindi trajneri Xavi Hernandez.
Mesfushori boshnjak u largua nga Juventusi për te Barcelona në një marrëveshje shkëmbimi në vitin 2020, që solli brazilianin Arthur Melo në Torino.
Arthur ka qenë në formë jo të mirë deri më tani në Torino dhe mesfushori mund të largohet nga bardhezinjtë. Pjanic gjithashtu nuk e ka justifikuar shumën që spanjollët paguan për të dhe sezonin e fundit, ai e kaloi në huazim te Besiktas.
Me bardhezinjtë në kërkim të më shumë mesfushorëve pas dëmtimeve të Paul Pogba dhe Weston McKennie, raportet e lidhnin Pjanic me një rikthim në klub.
Mesfushori ishte i preferuari i Max Allegrit, kështu që lëvizja do të kishte kuptim. Megjithatë, një raport për “Tutto Juve” pretendon se boshnjaku i ka bërë përshtypje Xavi Hernandez, dhe ai tani do të mbetej në Barcelonë.