Anglia nuk arriti të vazhdonte më tej rrugëtimin në Kupën e Botës dhe të çonte trofeun në shtëpi, megjithatë, duket se lojtarët nuk kanë dalë duarbosh nga Katari.
Mesa duket, yjet e 3 luanëve, Kylie Walker dhe John Stones kanë adoptuar një mace, e cila gjatë kohës që kombëtarja qëndroi në hotelin e tytre i shoqëronte ngado.
Ata filluan ta ushqenin macen në fillim të turneut dhe Walker madje i veshi fanellën e Anglisë duke e postuar foton në Instagramin e tij.
Walker i premtoi mikut të tij një shtëpi të re nëse Anglia fitonte Kupën e Botës, por tani duket se asi i Manchester Cityt edhe pa fitoren e ka mbajtur fjalën. Macja është parë në një kafaz, teksa kalonte kontrollet me lojtarët anglezë, duke u kthyer në shtëpi.