Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në kampionatin francez të futbollit mes Lorientit dhe Lionit e cila nuk do të zhvillohet për shkak të gjendjes së fushës.
Një event i organizuar pak ditë më parë në stadiumin e e vendasve e ka lënë terrenin e lojës në një gjendje të mjerueshme duke bërë që zhvillimi i takimit të sotëm të shtyhet për një ditë tjetër.
Kjo situatë ka shkaktuar mjaft polemika te tifozët të cilët kanë ngritur zërin duke u ankuar sesi një eveniment mund të shtyjë një ndeshje futbolli dhe që kjo gjë nuk ishte menduar nga organizatorët.