Lionel Messi është lojtari i ri i Inter Miami-t, duke bërë një kthesë të papritur në atë që dukej se do të ishte destinacioni i tij i ardhshëm dhe arritur një akord në fund për t’iu bashkuar ekipit të MLS-së.
Në garën për firmën e kampionit të botës ishin tri klube kryesore, Al-Hiilali i Arabisë Saudite, FC Barcelona në Spanjë dhe Inter Miami në SHBA.
Katalanasit ishin preferenca e parë e tij, ndërsa ishin edhe opsioni më i mirë për “pleshtin” nga ana sportive. Ofertën më joshëse financiare e bënë sigurisht sauditët e Al Hiilal, por ai nuk përfundoi në asnjërin prej këtyre klubeve. Por cilat janë arsyet kryesore përse rikthimi i tij në “Camp Nou” nuk përfundoi me sukses?
Një rikthim i bujshëm në Spanjë raportohet se ishte opsioni i preferuar i Messi-t dhe ish-klubi ishte gjithashtu i prirur ta kthente atë, me Xavi-n që negocionte personalisht, por edhe babanë e futbollistit që takonte presidentin e klubit. Megjithatë, edhe pse katalanasit kanë arritur të marrin dritën jeshile nga La Liga për të bërë një lëvizje për Messi-n, ata ende duhet të bënin shitje për të financuar operacionin. Kampioni i “Katar 2022” donte që e ardhmja e tij të zgjidhej sa më shpejt të ishte e mundur dhe Barcelona nuk ishte në gjendje të jepte garanci.
Edhe pse ai nuk fitonte asgjë më tepër përveç pagave të raportuara të ofruara nga klubi saudit, kalimi në MLS është fitimprurës dhe shumë joshës për markën e Messi-t.
Nga ana tjetër, edhe pse lojtari vetë u shpreh se paratë nuk ishin problem, sërish ai ka zgjehdur një ofertë fitmprurëse.
Sipas “The Athletic”, Messi thuhet se do të marrë një pjesë të fitimeve të regjistruara nga sponsorët “Adidas” dhe “Apple”, dy kompani të lidhura me MLS-në, vetëm që ai t’i bashkohej Inter Miami-t. Thuhet se ai do të ketë gjithashtu mundësinë për të zotëruar disa aksione në klubin e David Beckham-it.
Por, edhe familaj e tij ka ndikuar. Messi është dukshëm një njeri familjar dhe ata janë të përfshirë në vendimet që ai merr. Ai nuk e pa veten të zhvendosej në Arabinë Saudite me familjen e tij, ndaj dhe vendimi për të zgjedhur Inter Majemin ishte më shumë se natyral dhe presioni atje do të jetë më i vogël se në Barcelonë.