Partizani u shpall kampion i Shqipërisë pasditen e të hënës, duke rregjistruar trofeun e 17-të.
Përveç polemikave, diçka tjetër që ka rënë në sy, ishte mungesa e urimeve nga ekipet shqiptare për “demat”. Natyrisht, urimi nuk pritej nga Tirana pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë sezonit, por klubet e tjerë e kishin një detyrim moral për të shkruar një fjali me 10 fjalë në gjuhën shqipe, për të treguar respekt ndaj kundërshtarit.
Nuk e përjashtojmë mundësinë që ata mund ta kenë bërë privatisht, por profilet në rrjetet sociale janë fytyra e vërtetë e klubeve.
Këtë herë leksioni erdhi nga vëllezërit në Kosovë, me klubin e Trepçës ‘89, që në një postim në “Facebook” uroi Partizanin për këtë titull të 17-të.