Pierre-Emerick Aubameyang është i lumtur për transferimin te Barcelona. Ish-kapiteni i Arsenalit mori shumë oferta, por vendosi të kalonte në “Camp Nou”, duke realizuar një ëndërr të fëmijërisë.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në La Liga, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për mua, është mundësia e jetës. Shpresoj të jem pjesë e Barcelonës për shumë vite. Do të punoj fort për të qëndruar sa më shumë këtu”.

32-vjeçari, i cili ka firmosur deri në 2025, është prezantuar sot përpara tifozëve të rinj. Aubameyang tregon bisedën me Xavin, beson se do të rikthehet në formën e ditëve më të mira dhe zbulon objektivin e madh.

“Jam gati për të luajtur, mezi po pres të zbres në fushë. Njerëzit më njohin prej vitesh, e dinë që unë shënoj gola. Jam një sulmues i shpejtë dhe shpresoj të ndihmoj Barcelonën me golat e mi, do të shënoj shumë.

Kam biseduar me trajnerin. Ai më sheh si një numër 9, dhe unë jam gati të luaj si numër 9. Nëse ndonjë ditë do të ketë nevojë të më vendosë në krah nuk do të jetë problem për mua.

E di që ka kohë që nuk luaj, por e kam të qartë në kokën time se do të kthehem shpejt në formën më të mirë. Do të bëjmë gjithçka për t’u rikthyer në Champions League dhe për ta fituar këtë kompeticion”, deklaroi Aubameyang.