
Barazim spektakolar në derbin mes Torinos dhe Juventusit, sfidë që përfundoi 2-2.
Një pikë e ndarë në mes dy ekipeve të një qyteti që më shumë vlen për Torinon, në luftën e saj për të mbijetuar në Seria A.
Juventusi kaloi i pari në avantazh me anë të Chiesa-s, por “Demat” nuk ranë dakord me rezultatin edhe pse po kalojnë një formë jo të mirë.
Një dygolësh i Sanabrias bëri që Torino të ëndërronte një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për t’u larguar nga fundi i tabelës, por një gol i Ronaldos vuri ndeshjen në barazpeshë në 2-2.
Bayern vijon rrugëtimin drejt titullit të radhës
Bayern ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për titullin e radhës kampion në Gjermani, në përballjen e drejtpërdrejt me Leipzig-un e vendit të dytë.
Ndonëse me disa mungesa shumë të rëndësishme në formacion, mes tyre dhe sulmuesi Lewandowski, bavarezët kanë triumfuar 0-1 në këtë transfertë të vështirë.
Ndeshja u zgjidh falë një goli të Goretzka në minutën e 38 të takimit.
Me këtë fitore Bayern Munchen rrit avantazhin në krye të renditjes me 7 pikë më shumë, kur kanë mbetur dhe 7 javë kampionat.