Kompania britanike analitike sportive, “Opta”, ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Champions League.

Sipas “Opta” City është skuadra me shanset më të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale me 96.1 %, për të kaluar në finale ka 67.5 për qind, ndërsa për ta fituar trofeun 45.5 %.

Në vend të dytë është Interi me 93.1 % shanse për të kaluar në gjysmëfinale, 44.8 për të kaluar në finale dhe 16.2 për të fituar trofeun.

Real Madrid zë vendin e tretë me 89.5 % shanse për gjysmëfinale, për të siguruar finalen ka 28.3 %, ndërsa për të fituar trofeun 16 %.

Pas tyre vijnë Napoli me 10.7 % për ta fituar trofeun, Milan me 8.5 %, Bayern Munich me 1.6 %, Chelsea me 0.8 % dhe Benfica e fundit me 0.6 %.