Ka mbaruar para pak çastesh sfida Serbi-Zvicër me rezultatin 2-3 për helvetët.
Ashtu siç pritej ndeshja u shoqërua plot me emocione dhe tensione mes lojtarëve të dy skuadrave.
Por përveç kësaj edhe në tribunat e tifozëve pati tensione. Në tifoze e cila besohet të jetë shqiptare është nxjerrë nga stadiumi pasi bëri shqiponjën me duar. Tifozja u nxorr nga stadiumi nga rojet e sigurimit.
Ndërkohë vlen të thuhet se shqiptarët që kishin shkuar në stadium për të mbështetur Zvicrën dhe lojtarët shqiptarë nuk u lejuan të futen me flamuj dhe simbole kuqezi.
A fan has just been escorted out of #SRB vs #SUI as she does the Albanian double-eagle gesture #FIFAWorldCup pic.twitter.com/qZW0xCtLuM
— Neil Barker (@Mockneyrebel) December 2, 2022