Bëri bujë disa ditë më parë në ndeshjen e Serbisë me Zvicrën, Anila Mahalla, vajza e cila bëri shqiponjën në stadiumin “974” në Katar, ka folur për incidentin që ndodhi.
Mahalla u shpreh se në stadium, kishte me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo nënvizoi se flamurin shqiptar ia morën, ndërsa atë të Kosovës, jo.
“Unë i kisha të dy flamujt. E panë flamurin e Shqipërisë, vetëm të Kosovës nuk e panë. Për fat të mirë dhe për fat të keq e morën njërin, atë kisha dhe atë shpalosa. Ne jemi shqiptarë, jam nga Kosova. Nuk ma morën sepse nuk lejova të ma merrnin. Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension.
Kisha shumë kërkesa prej tyre që të largoj flamurin e Kosovës edhe unë po brohorisja shqipe, Shaqiri, Xhaka. Në momentin që erdhi goli i dytë, isha e vetmja në këmbë duke festuar. Kishte shumë mesazhe ofenduese dhe kërkesa që unë të largohem nga aty. I kanë thënë sigurimit që të largohem unë ose flamurin”, mësohet të ketë thënë për mediat.
A fan has just been escorted out of #SRB vs #SUI as she does the Albanian double-eagle gesture #FIFAWorldCup pic.twitter.com/qZW0xCtLuM
— Neil Barker (@Mockneyrebel) December 2, 2022