Kur duhen edhe 12 ditë nga starti i Botërorit të Katarit, ish-presidenti Sepp Blatter, i cili në atë kohë mbështeti kandidaturën e këtij shteti, e konsideron atë zgjedhje si një gabim.
“Ishte një zgjedhje e gabuar dhe unë jam përgjegjës, si president i FIFA-s në atë kohë. Botëroin duhet ta organizonte USA. Do të ishte një gjest paqeje nëse këta dy kundërshtarë politikë, Rusia dhe SHBA do të kishin organizuar Botërorin njëri pas tjetrit,” tha Blatter.
Më tej ish-kreu i FIFA-s thekson se pas Russia 2018, do të ishte mirë që Kupën e Botës ta kishin marrë USA si një shenjë paqeje.
Kujtojmë që Blatter u akuzua për korrupsion dhe u kritikua ashpër nga opinioni sportiv në atë periudhë, deri sa erdhi largimi i tij nga posti i presidentit të FIFA-s.