Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, më 7 prill publikoi në rrjete një foto për ditëlindjen e parë të djalit të tij. Ne e shohim atë duke mbajtur fëmijën e tij lart mbi krahë, me një pamje rrezatuese. Por ajo foto i vuri flakën tifozëve poshtë Vezuvit.
Disa orë para ndeshjes së dytë të Champions League mes dy klubeve italiane, Napolit dhe Milanit, budallenjtë e identifikuar si napolitantë nga shtypi italian, përfituan nga ky postim i pafajshëm në Instagram, për të derdhur urrejtjen e tyre të marrëzishme dhe të turpshme kundër milanezëve.
View this post on Instagram
Në rrjete, për të shpërqendruar francezin para ndeshjes së kthimit, napolitanët lëshuan mesazhe, si “Le të shpresojmë që ai të mos bëhet budalla si ty”, teksa flitej për djalin e tij. “Ti dhe gjëja jote jeni dy idiotë”, “gjëja” është fëmija i vogël. Një mesazh shkoi edhe më tej “Djali juaj duhet të vdesë”. Në një vend si Italia, ku disa mbështetës tashmë janë vënë re nga aktet e tyre raciste të supozuara, kërcënimi nuk duhet marrë lehtë.
Ndaj këtyre publikime, Theo Hernandez, të cilin mendojmë se e ka prekur kaq shumë urrejtje, nuk ka reaguar. Por shokët e skuadrës së Milanit e kanë bërë për të, si gjesti i Rafael Leaos: “Për fat të keq mediat sociale janë një mjet ku të gjithë mendojnë se mund të thonë çfarë të duan… Të trishtuar janë ata njerëz që përfitojnë nga kjo dhe përpiqen të na shqetësojnë psikologjikisht”.