Rrezikohen të prishet marrëveshja midis Chelsea dhe Al Nassr për transferimin e Hahim Ziyech në Arabi. 

Sipas mediave lokale, sulmuesi maroken nuk ka kaluar testet mjekësore për shkak të një problemi në gju. Ish-lojtari i Ajax-it ishte gati të ndryshonte ekip edhe në janar, por në atë rast huazimi te PSG u anulua për shkak të një vonese në transmetimin e dokumenteve.

Duket se Ziyech nuk mund ta shkëpusë lidhjet me Chelsean. Një ndalesë e papritur që nuk i pëlqen të gjithëve, duke qenë se blutë do të kishin marrë një tarifë prej 15 milionë euro dhe lojtari një pagë vjetore nga 12 deri në 13 milionë. 

Edhe Al Nassr u trondit jo vetëm nga rezultatet e testeve mjekësore të marokenit Ziyech, pasi po sot dështoi edhe transferta për Marcelo Brozovic. 

Klubi arab, pasi arriti me vështirësi marrëveshjen me kroatin, në mënyrë të pashpjegueshme uli ofertën për Interin (nga 23 milionë të rënë dakord në 15 duke përfshirë bonuset). Një lëvizje që i detyroi ‘zikaltrit’ të bllokojnë marrëveshjen.