Mbrëmjen e djeshme, u luajt sfida mes Australisë dhe Argjentinës, e cila u mbyll me fitoren e ekipit ameriko-latin, me rezultatin 2-1. Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes në sfidën e tij të 1000, ku shënoi edhe gol.

Mirëpo, më e bukura e ndeshjes ndodhi në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët e Australisë, pritën Messin në dhomat e zhveshjes që të bënin foto me të.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme, të publikuara në rrjetet sociale, pasi kanë mbaruar punë në dhomën e tyre të zhveshjes ata kanë gjetur Messin dhe kanë shkrepur fotot.