E ardhmja e Edy Reja-s në krye të Kombëtares shqiptare mbetet një temë e hapur, teksa rëndësi duket se po i kushtojnë dhe mediat përtej Adriatikut.
Pavarësisht se FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat i theksojnë këti emri për të pasur Rejan.
Sipas La Gazzetta dello Sport: FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti. Gjithnjë sipas të përditshmes më të madhe sportive, Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë.
Jo vetëm La Gazzetta, por edhe mediat e tjera italiane bashkohen në këtë pikë, madje shtojnë se Di Biagio mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.
Nëse për emrin e pasuesit ka ende dyshime, të gjithë mediat shprehen të sigurta se FSHF nuk do t’i ofrojë një kontratë të re Edy Reja-s.