Shtypi spanjol zbulon këtë të enjte, se persona me kapuç, grabitën shtëpinë e Justin Kluivert gjatë natës. 

Lojtari holandez ndodhet në Ishujt Balearik me Valencian, i përqendruar për ndeshjen e sotme ndaj Mallorcas dhe ka qenë e dashura e tij ajo që ka hasur me grabitësit, duke përfunduar e sulmuar.  Sipas ‘Valencia Plaza’, vjedhja ka zgjatur jo më shumë se pesë minuta dhe ka ndodhur kur e dashura e anësorit po kthehej në shtëpi, pasi kishte shëtitur qenin e saj. 

Ajo u sulmua duke i kërkuar të tregonte, se ku ishte malli më i vlefshëm dhe grabitësit përfunduan duke marrë bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 200 mijë euro.

E dashura e Kluivert, përveç frikës, ka pësuar lëndime të lehta. “Marca” shton se lojtari do të qëndrojë në Mallorca, i përqendruar për ndeshjen e sotme.