Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç premtoi në një takim në qytetin e Sijenicës se polici serb i qytetit që këndoi këngë himnizuese të Genocidit të Srebrenicës do të ndëshkohët. Në Sijenicë, qytet me shumicë boshnjakësh, Vuçiç u shpreh se për ata persona që duan ta kthejnë Sijenicën në një rast të dytë genocidi, ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë nuk do të përsëritet.
“Për njerëzit që kënduan se Sijenica do të jetë Srebrenica e re, jo vetëm që do të ndëshkohen por dhe do t’i transferojmë”, bëri me dije presidenti Vuçiç.
Lidhur ngjarjen e shëmtuar në tavernë në Sjenicë gjatë Vitit të Ri, Vuçiç shtoi se ai e mirë se çfarë bëjnë serbët kur mblidhen në taverna dhe se çfarë bëjnë boshjakët kur ulen në këto vende.
“Unë e di mirë se çfarë po ndodh kur ne serbët jemi vetëm në një tavernë, dhe e di se si është kur myslimanët, boshnjakët, janë vetëm në një tavernë”, tha ndër të tjera Vuçiç.
Në konferencë kishte dhe familjarë të viktimave boshnjake të masakrës së vitit 1992 në fshatin Mioica, ku 16 meshkuj u ekzekutuan nga njësia paramilitare serbe “Hakmarrësit”.
Gjatë festës së ndërrimit të viteve, disa punonjës të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po darkonin duke kënduar këngë raciste ndaj komunitetit boshnjak. “O Pazar, o Vukovari i ri, o Sjenica, o Srebrenica e re”, në një tavernë në Sjenicë.
Vukovari është një qytet në Kroaci, i cili mbahet mend për rezistencën 87 ditore në vitin 1991 ndaj Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë. Në atë betejë u vranë rreth 1900 forca të armatosura ( afro 1000 serbë dhe 900 kroatë). 1131 civilë humbën jetën nga luftimet ashpra në Vukovar.
Srebrenica është një qytet në Bosnje-Hercegovinë, i cili njihet për genocidin e tmerrshëm të korrikut 1995 kur rreth 8 mijë burra, djem dhe të moshuar myslimanë u ekzekutuan barbarisht nga forcat e armatosura të Republikës Srpska, që mbështeteshin nga Jugosllavia. Genocidi i Srebrenicës konsiderohet spastrimi etnik më i rëndë që në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Marrë nga “Balkan Insight”