Arabia Saudite shkaktoi një tronditje të madhe në Kupën e Botës 2022 sot, duke kthyer rezultatin për të mposhtur Argjentinën 2-1 në Grupin C.
Mbrojtësi Ali Al-Bulaihi rrëfeu për GOAL momentin që u vu re nga kamerat kur ai i foli Messi-t gjatë ndeshjes. Ai zbuloi se i kishte thënë se nuk do mund të fitonte.
“I thashë se nuk do të fitosh”, tha Al-Bulayhi kur u pyet se çfarë i kishte thënë Messit. Kapiteni argjentinas kishte hapur rezultatin gjatë ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë, por nuk mundi të parandalonte përfundimin e serisë së pamposhtur prej 36 ndeshjesh të skuadrës së tij.
Messi tashmë ka lëshuar një thirrje të madhe pas humbjes, duke i thënë skuadrës së tij se duhet të jenë “më të bashkuar se kurrë”.
Argjentinës i kanë mbetur ende Meksika dhe Polonia për të luajtur në grup.