Nëse i keni ndjekur në videot që mund t’ju rastisin nëpër rrjetet sociale, afrikanët kanë një mënyrë unike për të luajtur futboll, që ndryshon shumë nga europianët apo amerikano-latinët. Ata bëjnë disa lëvizje të veçanta, por jo vetëm.
Ata e shohin ndryshe futbollin, duke e përshtatur me mënyrën e tyre të jetesës. Së fundmi një video virale po qarkullon në rrjet, për shkak se lojtarët e njërit ekip rrëzohen të gjithë në tokë dhe lejojnë kundërshtarët të shënojnë.
Ky episod ka ndodhur në Lojërat Phillys, kompeticion i themeluar në vitin 1992 në Afrikën e Jugut, që kishte si qëllim rritjen e talenteve të rinj dhe afrimin e popullit të thjeshtë, që nuk kishte luksin të shkonte në stadiumet e mëdha.
Ky kompeticion, i ngjashëm me ndeshjet e Shallvareve dekada më parë në kryeqytetin tonë, tashmë është shumë i ndjekur dhe ka fituar një popullaritet të madh, pasi regjistrohen gati 10 mijë të pranishëm për çdo ndeshje të organizuar.
A game of dominoes: an exhibition by Isithembiso at the #PhillysGames
Unmatched and a flavour of football like no other ??? pic.twitter.com/qXepts3WWn
— SuperSport Football ⚽ (@SSFootball) December 27, 2022
Ngjarja unike ka ndodhur në ndeshjen mes Isithembisos dhe Pandhës. Ishte Isithembiso, që kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat të pastër 3-1, teksa edhe në përballjen e dytë ata po fitonin me shifrat 0-3 deri në minutat shtesë.
Kur koha po shkonte drejt fundit, lojtarët afrikanë u shtrinë në tokë dhe lejuan kundërshtarët të shënojnë vetëm përballë portierit. Sipas medieve, ky veprim bëhet për mirësjelljeje, me skuadrën fituese, që dëshiron të lejojë që ai që është i destinuar të humbasë të shkurtojë distancën.
Afrikanët nuk e pëlqejnë filozofinë evropiane të futbollit, që edhe nëse e kanë siguruar fitoren, nuk i ndalin golat. Ata janë më të dhembshur ndaj kundërshtarit dhe lojtarët europianë i krahasojnë me robotët, për shkak të profesionalizmit maksimal që ata tregojnë në fushë.