Tribuna e stadiumit “Diego Maradona” u transferua në një kishë në Napoli, ku prifti së bashku me besimtarët, thirrën sloganin e ‘Partenopeit’.

Napolitanët janë në gjendje dehjeje dhe… shthurjeje në orët e fundit, falë rikthimit të Napolit në fronin e futbollit italian. ‘Partenopei’ vulosi matematikisht “Scudetton” pas barazimit 1-1 ndaj Udineses dhe nga mbrëmja e së enjtes, tifozët e napoletanë u kënaqën me festime të egra, me “çmenduri” që arriti edhe te kishat.

Pamjet që u shpalosën në Katedralen e San Vitale në zonën Fuorigrotta, shumë pranë stadiumit “Diego Armando Maradona”, janë tipike për atë që po ndodh në Napoli orët e fundit.

Në veçanti, prifti mori mikrofonin në mes të shërbesës dhe filloi të këndonte këngën e njohur të tifozëve të Napolit, “Sarò con te” (Unë do të jem me ty). Menjëherë pasuan dhjetëra besimtarë që kishin ardhur në tempull, duke krijuar atmosphere feste…