Lajmi për vetëvrasjen e një futbollisti 27-vjeçar zviceran ka tronditur botën e futbollit. Karim Gazzetta i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga kati i 8-të i një pallati në Mostar të Bosnjës.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer hetimet përkatëse. Lajmin tragjik e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi për shtyp i MPB-së.

Gazzetta kishte mbërritur në Bosnje në korrik, megjithatë, këtë sezon ai luajti vetëm një ndeshje për Zrinski në Premier League dhe më pas pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për pjesën tjetër të gjysmës së sezonit. Ai priti deri në tetor për paraqitjen e tij të parë për shkak të lëndimit.

Gazzetta konsiderohej më parë si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin zviceran, duke luajtur për të gjitha ekipet kombëtare të të rinjve të Zvicrës.