Reperi londinez, Stormzy, që 1 muaj më parë performoi në Tiranë në Sunny Hill Festival publikoi videoklipin për këngën e tij të re “Mel Made Me Do It” të enjten dhe trajneri portugez Jose Mourinho bën një paraqitje të veçantë.
Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea shfaqet me Stormzyn dhe ekipin e tij në një pamje filmike gjatë videos 10-minutëshe.
Videoja është e mbushur me të famshëm, duke përfshirë muzikantë të tjerë si Dave, JME dhe Little Simz, si dhe yjet televizivë Jonathan Ross dhe Louis Theroux.
Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike Usain Bolt, vrapuesja e Britanisë së Madhe Dina Asher-Smith dhe eksperti i futbollit të BBC-së, Ian Wright, gjithashtu kanë marrë pjesë në klip.
View this post on Instagram
59-vjeçari postoi një foto me Stormzy në Instagram të enjten, duke thënë: “Ishte kënaqësi e madhe të bëja këtë filmim për videoklipin e ri të Stormzy”.