Karim Benzema është gati për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar. Sulmuesi i Real Madrid do të jetë me Francën, një nga favoritët për të ngritur Kupën e Botës. Në një intervistë për Telefoot, ai zbuloi ndjesitë para turneut të madh.
“Nuk doja të ndaloja së luajturi derisa të fitoja Topin e Artë”, tha Benzema për Telefoot.Gjithmonë kam besuar te vetja ime, e kam ditur që në një moment me cilësitë dhe ambiciet e mia mund ta fitoj.Kjo është arsyeja pse, për katër vitet e fundit, unë kam qenë duke u përpjekur për të marrë këtë trofe”.
Ndërsa ishin bashkë te Real Madrid për shumë vite, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka uruar Benzeman për suksesin e tij në Topin e Artë. “Jo, jo ende.”
Benzema shkon në Kupën e Botës në një formë jo të mirë, dëmtimet e fundit e kanë bërë që të mos jetë në nivelin e sezonit të kaluar.
“Jam mirë, kam pasur disa dhimbje të vogla.Është normale me numrin e ndeshjeve që janë zhvilluar. Jam kujdesur për veten, do të jem i gatshëm dhe i pranishëm për kombëtaren, kështu që nuk ka asnjë problem. Do të jem i fokusuar dhe i përqendruar në atë që duhet të bëj”.