PSG ka marrë një masë ashpër në këtë fund sezoni.

Jashtë Champions League dhe e eliminuar nga Kupa e Francës, skuadrës së Galtier do t’i duhet të luftojë deri në fund edhe për titullin e ligës, ku mbeten lider, por tashmë është vetëm pesë pikë prapa Olympique Marseille.

Argjentinasi, në mes të debatit për rinovimin e tij me skuadrën e Parc de Prínces, është sanksionuar për dy javë nga skuadra pariziene, për shkak se ka udhëtuar në Arabinë Saudite pa leje, sipas medias franceze RMC.

Sipas këtij mediumi, klubi e ka konsideruar “një gabim të rëndë” që Messi udhëtoi në Arabinë Saudite në mes të sezonit. Në fakt, PSG rikthehet në aksion të dielën e ardhshme me ndeshjen e ligës kundër Troyes.

PSG, në pronësi të Katarit, nuk ka treguar mëshirë as për një nga yjet e saj, i paraqitur si imazhi i Arabisë Saudite, fuqisë tjetër të madhe në Gjirin Arabik dhe ku përflitet se ylli argjentinas mund të përfundojë.

Messi, pra, do të mungojë në ndeshjet e ligës kundër Troyes të lartpërmendur dhe kundër Ajaccio një javë mè pas. Nëse sanksioni më në fund qëndron pas dy javësh, Leo mund të kthehet në fushë për t’u përballur me Auxerre më 21 maj.