Fitorja e bujshme me përmbysje kundër Argjentinës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës çoi Arabinë Saudite në entuziazëm.

Një ngjarje kaq e jashtëzakonshme sa mbreti Salman e shpalli të mërkurën festë kombëtare. Princi i Kurorës Mohammed bin Salman ka festuar suksesin e përfaqësueses dhe po ashtu të gjithë punonjësit dhe studentët e sektorit publik do e kenë ditë pushimi.

“Për ta përmbledhur, planetët janë rreshtuar. Ne nuk duhet të harrojmë se Argjentina është ende një ekip fantastik,” tha trajneri i Arabisë Saudite, Hervé Renard pas suksesit të jashtëzakonshëm. “Ata janë kampionët aktualë të Kupës së Amerikës, ata kanë lojtarët më të mirë, por ky është futbolli.