Lewis Hamilton është shumë pranë rekordit të Michael Schumacher, një arritje që dikur dukej kaq e largët, e tani është vetëm 53 xhiro të pastra larg. Madje ai është shprehur se të qenit afër barazimit të rekordit të legjendës për të duket si një gjë jo reale, pasi që është vetëm një fitore larg.


Ylli i Formula 1 do të garojë në çmimin e madh të Rusisë, ndërsa është vetëm një fitore larg për të barazuar rekordin e legjendës gjermane për më së shumti triumfe në garën automobilistike.



Por cila është formula e tij e fitores?


Gjithçka nisi nga shtëpia e mamasë së tij, Carmen, në Knebworth, Hertfordshire, në ditën kur Ros Brawn, atëherë drejtori i ekipit që do të vazhdonte të mbizotërojë Formula 1, u paraqit për biseda të fshehta për të tërhequr Lewis nga McLaren.


“Ato biseda të hershme ishin në shtëpinë e nënës së tij. Ne donim ta mbanim pak të qetë, në mënyrë që të mos e kundërshtonim Ronin (Dennis, kryetari i McLaren). Kështu që shkova atje për të takuar Lewis”, është shprehur Brawn, tani shefi i motorit të F1.



Teksa zbulon historinë e brendshme të miqësisë së tyre, Brawn shton: “Më kujtohet hera e parë që nuk gjeta rrugën. Lewis më tha të vazhdoja dhe e gjeta atë në mes të rrugës, në makinën e nënës së tij. Kjo nuk është shumë diskrete, apo jo? Një takim gjysmë klandestin”.


Brawn përshkroi ambiciet e tij, ndërsa Bernie Ecclestone tërhoqi disa tela prapa skenave. Dhe Hamilton, pas 21 fitoreve në McLaren, bëri një nga vendimet më të mëdha të jetës së tij për të lëvizur.



Me Hamilton tani në prag të fitores së tij të 70-të me makinat e Silver Arrow, Brawn mbështetet në përvojën e tij të dy drejtuesve më të suksesshëm në histori.


Si drejtor teknik i Benetton dhe Ferrari, ai ishte truri i shtatë titujve botërorë të Schumacher dhe vendosi projektin për suksesin e Hamiltonit, pavarësisht se i hapi rrugë Toto Wolff një vit pas mbërritjes së shoferit britanik.