Dënimi i bujshëm i Juventus në Itali, vijon të mbetet temë e ditës, teksa paralajmërohet një tjetër “furtunë” për bardhezinjtë.
Tuttosport, media pranë klubit torinez, ka ngritur alarmin ditën e sotme teksa raporton se rrezikon që klubi të bjerë në Serinë B. Sipas të përditshmes italiane, pasi prokuroria ka kërkuar edhe 40 ditë kohë për të kompletuar hetimet, dënimi ende nuk ka përfunduar, edhe pse tashmë skuadrës i janë hequr 15 pikë nga renditja e Serie A. Por duket se ky është vetëm fillimi, pasi ky dënim mund të shkoj deri në -30 pikë, çka do të dërgonte “Zonjën e Vjetër” në zonën e kuqe.
“Dëshirojnë ta dërgojnë Juven në Serie B?”, ishte titulli i përzgjedhur nga Tuttosport në faqen e parë.