Futbollistit shqiptar të Kosovës, Florent Muslijas, i është bërë ëndrra realitet. Ai ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë nga fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, Lionel Mesi.

Muslija e ka publikuar një fotografi të fanellës origjinale të argjentinasit me nënshkrimin e tij.