Ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi është shfaqur në publik me një look befasues.

Paraqitja e tij në një nga emisionet politike në Kosovë ishte interesante. Latifi ishte veshur me kostum mirëpo vëmendjen e morën çizmet e tij të stilit ‘kauboj’.

Paraqitja e tij më shumë i ngjau filmave ëestern ku protagonisti kryesor është Clint Eastwood apo John Wayne.

Po ashtu, në dalje të tjera publike ka pasur edhe papijon.