Franca do të synojë të fitojë Botërorin e Katarit, kompeticion ky që fillon pas pak ditësh. Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps ka publikuar listën e të ftuarve prej 25 futbollistëve.
Ashtu siç pritej, nuk do të jetë gati Mike Maignan. Portieri i Milanit është i dëmtuar dhe do e shijojë Botërorin nga shtëpia.
Rafael Varane do shtrëngojë dhëmbët dhe do jetë pjesë e grupit. Gjithsesi, pavarësisht gjithçka-je, nuk dihet sesa do e aktivizojë tekniku futbollistin.
Reparti i mesfushës është mjaft i pasur me emra si Rabiot, Camavinga dhe Veretout. Sulmi premton shumë pasi ka në përbërje emra të mëdhenj si, Griezmann, Mbappe, Benzema, Dembele, Giroud apo edhe Nkunku.
?? ????? des 2️⃣5️⃣ Bleus retenus pour
?? ????? ?? ????? ?#FiersdetreBleus pic.twitter.com/RpQ0ddN3he— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 9, 2022