Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania”, Partizani u përball me Romën e Jose Mourinho-s në një ndeshje miqësore.
Italianët fituan 1-2 me golat e El Shaarawy në minutën e 11-të dhe Belotti në minutën e 26-të. Ndërkohë që Partizani u mjaftua me vetëm një gol nga Tedi Cara në minutën e 85-të.
Por ndeshja ka pushtuar faqet e gazetave dhe mediave të sportit edhe në Itali. “Corriere dello Sport” një ndër gazetat më të mëdha sportive në Itali ka bërë një gafë teksa raportonte rezultatin e ndeshjes.
Kjo gazetë i është referuar Partizanit të Shqipërisë, si Partizani i Beogradit, Serbisë. Në titullin e tyre shkruhet;
Partizani i Beogradit-Roma 1-2, deciziv golat e Belottit dhe El Shaarawy
Por duket se gazetarët shpejt e kanë kuptuar gafën dhe e kanë ndryshuar titullin.
Partizani i Beogradit-Roma 1-2, deciziv golat e Belottit dhe El Shaarawy