Mënyra se si njerëz të ndryshëm festojnë është tejet personale dhe këtë e ka treguar Emiliano “Dibu” Martinez. 

Dihet se portierit i pëlqen të luajë me nervat e kundërshtarëve duke i sfiduar ata me lojërat, lëvizjet dhe kërcimet e tij  sidomos kur ka goditje dënimi.

Megjithatë, këtë herë ai e kapërceu kufirin me një gjest sfidues që bëri pas përfundimit të finales së Botërorit të futbollit ku Argjentina u shpall fituese.

Pak sekonda pasi u vlerësua si portieri më i mirë i kompeticionit, Martinez u largua nga podiumi dhe e vendosi çmimin mes këmbëve të tij.

“Dibu festoi në mënyrën e tij”, shkruajnë mediat e Argjentinës, por tashmë në rrjetet sociale janë të shumtë ata që e kritikojnë për lëvizjen e tij