Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ra pre e një grabitje të armatosur në shtëpinë e tij në fillim të kësaj jave. Dhe si pasojë e këtij sulmi, lojtari përfundoi me nofull të thyer.
Aubameyang u sulmua në orët e para të mëngjesit të së hënës kur disa persona të armatosur hynë në shtëpinë e tij të pajisur me armë dhe shufra hekuri.
Burime nga klubi katallan fillimisht thanë se Aubameyang dhe bashkëshortja e tij, të cilëve u ishin vënë prangat gjatë vjedhjes në banesën e tyre në Castelldefels, thanë se nuk kishin lëndime serioze.
Por të tjera burime nga media prestigjioze ESPN, mësuan se ish-sulmuesi i Arsenalit ka nofullën e thyer dhe pritet të mungojë për 3 javë.
Kjo ngjarje do të implikojë transferimin e tij tek ekipi londinez, Chelsea. Barça dhe Chelsea zhvilluan bisedime të martën për të arritur në një marrëveshje dhe pritet të takohen sërish për të diskutuar për një transferim të mundshëm.