Vetëm pak ditë më parë, trupi i ish-lojtarit të Chelseas, Christian Atsu, u gjet i pajetë nën rrënojat e një rezidence luksoze në Hatay, pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. Ganezi ishte pjesë e vazhdueshme e kombëtares së tij, teksa atje kishte krijuar një miqësi me Mohammed Kudus.
Sulmuesi shënoi në pjesën e dytë në ndeshjen Ajax-Sparta Rotterdam dhe vendosi ta festojë në mënyrë të veçantë, duke hequr fanellën dhe zbuluar një tjetër ku shkruhej: “Prehu në paqe, Kristian”. Në këtë moment gjyqtari kishte të drejtën ta ndëshkonte me karton të verdhë.
???: Atsu’s last goal in football was a freekick. Mohammed Kudus, another bright Black Star with a similar profile like Atsu, scores a freekick as the last goal for Ajax’s in today’s match.
Kudus celebrated his goal by honoring Atsu & the referee didn’t punish him.
Poetry? pic.twitter.com/LaX3ilIJFu
— 3Music TV (@3musicnetworks) February 19, 2023
Megjithatë, ai vendosi të mos e bëjë, duke vënë ndjenjat njerëzore mbi rregullat e lojës. Pol Van Boekel, gjyqtari kryesor, tregoi mirëkuptim duke anashkaluar rregulloren.
“Ne kemi rregulla futbolli, por kjo është përtej futbollit, kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen. Arbitri më tha që nuk lejohet heqja e fanellës, por ai e kuptoi, sepse kjo është një situatë më e madhe se futbolli. Një respekt i madh nga unë për arbitrin”, u shpreh Kudus.