Inter i Inzaghi-t pësoi një humbje të pastër 2-0 në “Allianz Arena”, por ky ishte një rezultat pa pasoja për italianët, të cilët e kanë mbyllur kualifikimin që në javën e kaluar.
Skuadra e teknikut Simone Inzaghi nuk mundi të përballonte gjermanët e Bayern, të cilën vijojnë të jenë të pamposhtur në këtë kompeticion, megjithatë, duket se i kanë lënë mbresa trajnerit Nagelsmann, i cili pas ndeshjes madje i cilësoi zikaltrit si pretendente për ta fituar Champions League.
“Në fund ishim skuadra më e mirë në këtë grup, shënuam shumë gola dhe pësuam pak, nuk ishte e lehtë, jemi të kënaqur më atë që kemi bërë. A mund të fitoj Inter Champions? Po, e njëjta gjë vlen edhe për ne. Nëse arrin të kalosh një grup kaq të vështirë mund të jesh favorit për të fituar Champions”, u shpreh trajneri i Bayern pas ndeshjes.