Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti nuk e ka kursyer trajnerin aktual të Interit, Simone Inzagi, të cili ne ka bërë fajtorin kryesor për situatën e keq që po kalojnë zikaltrit.

Në intervistën e tij për “Radio Anch’io lo Sport”, Moratti e konsideroi Inzaghin si problem, ndërsa nga ana tjetër, nuk ka kursyer lëvdatat për Masimiliano Alegrin, në vigjilje të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë mes skuadrave.

“Nuk e di çfarë ka ky Inter, por sigurisht që Simone Inzagi është një problem. Në çdo rast është ai trajneri dhe ka përgjegjësi për skuadrën. Fatkeqësisht rezultatet nuk kanë mbërritur dhe për më tepër, ajo që më vinte keq kundër Fiorentinës ishte se kishte një mungesë të dukshme grinte, përveç rezultatit që ishte pa dyshim shqetësues. Dukej si një ndeshje miqësore, kur në fakt nuk ishte e tillë dhe duhej fituar me çdo kusht. Interi duhet të sigurojë patjetër kualifikimin në Champions League, është objektiv i panegociueshëm. Nuk ia lejoj vetes të them diçka për shkakrimi ne tij, kam ndryshuar shumë trajnerë për t’u marrë si shembull. Ka ndeshje të vështira, skuadra nuk duhet të pësojë tronditje, por duhet të ketë një thirrje zgjimi. Tek Interi ka president dhe drejtues që do të gjejnë zgjidhje. Konte? Mendoj se është treguar shumë i zoti dhe garanton fitore”- tha ai.

“Nga ana tjetër, Alegri po bën shumë mirë, në një situatë që do të ishte e vështirë për të gjithë. Nuk është e lehtë për lojtarët, për klubin dhe për asnjë faktor tjetër te Juventusi ajo që po kalojnë, por Alegri ia ka dalë të grumbullojë shumë pikë. Është merita e madhe e trajnerit, ka bërë si duhet çdo gjë që i takon, pastaj gjërat do të shkojnë si kanë për të shkuar”- e mbulli Moratti.