Kristian Asllani është një ndër lojtarët më premtues të Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili aktivizohet me klubin italian, Interin.
Në prag të ndeshjes me Izraelin, Asllani ka folur në konferencën për shtyp, duke folur për të ardhmen e tij dhe pritshmëritë.
Mesfushori i Kombëtares pohoi se ka durim dhe pret momentin e tij tek skuadra italiane, ndërsa shtoi se si lojtar profesionit, ul kokon duke punuar.
“Përpara është Izraeli, e pamë edhe në ndeshjen e parë që kishin lojtarë të shpejtë. Do t’i kundërpërgjigjemi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Është e vërtetë që nuk jam aktivizuar shumë, por unë jam i ri, vetëm 20 vjeç, për më tepër që në fushë është një lojtar i fortë si Brozovic. Unë kam durimin e duhur dhe po pres momentin tim. Ndikon Kombëtarja tek Inter? Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të kthehem tek Inter dhe nëse ndikon aktivizimi im me Kombëtaren te trajneri Inzaghi, sot jam këtu, më tej shohim. Jam profesionist, ul kokën dhe shoh përpara.”- deklaroi ai.