Trajneri francez Christophe Galtier po përballet me akuza të forta për racizëm dhe pas bërjes publike të disa deklaratave kontraverse të tij.
Tekniku që akutualisht drejton PSG, akuzohet për fyerje raciste të kryera në gushtin e vitit 2021, kur drejtonte skuadrën e Nice.
Ka qenë Julien Fournier, ish-drejtori sportiv i klubit që ka akuzuar trajnerin me një email te drejtuesit, ku shpjegoheshin fyerjet dhe fjalët raciste.
“Nëse i shpjegoj arsyet e vërteta pse ne u përplasëm, Christophe Galtier nuk do të hyjë më kurrë në dhomat e zhveshjes, as në Francë e as në Evropë…,” tha ish-drejtori sportiv i Nice.
Shtatorin e kaluar, Fournier kishte lënë të kuptohej në mënyrë indirekte se Galtier kishte shkaktuar probleme te Nice. Gjithçka u bë me një email te drejtuesit, teksa në to përmendej se Galtier kishte thënë se në qytet kishte shumë ‘zezakë dhe myslimanë’.