Rizgjedhja e aleksandër Ceferin në krye të UEFA-s duket se do të sjellë ndryshime në botën e futbollit.
“Këshilli i Njerëzve të Mençur” do të jetë instanca më e re në drejtimin e eventeve futbollistike, dhe ndryshe do të njihet si “Bordi i futbollit të UEFA-s”.
Vendimi për krijimi ne këtij këshilli u morr në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, teksa në përbërje do të ketë një “ekip të vërtetë ëndrrash” të vërtetë: 20 personalitete të futbollit europian, të grupuar së bashku do të mblidhet çdo vit, ndërkohë që dita e parë e punës së tij është caktuar më 24 prill, në Nyon, ku është edhe selia e organit evropian.
Ky këshill do të duhet të reflektojë mbi të gjitha temat kryesore të lojës dhe të bëhet burim propozimesh, veçanërisht për çështjet taktike, rregullatore apo organizative.
“La Gazzetta” dhe “Marca” tregojnë se kjo është një ide e promovuar nga Zvonimir Boban, drejtor i futbollit profesionist për kontinentin europian.
Ish-mesfushori i atëhershëm, menaxher i Milanit, krahu i djathtë i Gianni Infantino në FIFA nga maji 2016 deri në qershor 2019, ka bashkuar një ekip prej njëzet personalitete nga bota e futbollit: ku përveç francezit Zinédine Zidane, holandezit Ronald Koeman, janë edhe danezi Michael Laudrup, malazezi Predrag Mijatovic, çeku Petr Cech, irlandezi Robbie Keane, gjermanët Jurgen Klinsmann, Rudi Völler dhe Philipp Lahm, spanjolët Rafael Benitez, Juan Mata dhe Roberto Martinez, portugezët José Mourinho dhe Luis Figo, italianët Carlo Ancelotti, Paulo Maldini dhe Fabio Capello, anglezët Gareth Southgate dhe Rio Ferdinand.
Kreu i këtij “Këshilli të të Mençurve”, Zvonimir Boban do të mbështetet nga italiani Roberto Rosetti, kreu i arbitrave në UEFA. Takimi i parë do të zhvillohet më 24 prill në Nyon, ditën e finales së Ligës së të rinjve. Në mesin e njëzet njerëzve të mençur, vetëm njëri duhet të mungojë: José Mourinho, i mbajtur me klubin e tij Roma për një ndeshje të kampionatit italian (Atalanta-Roma, dita e 31-të e Serisë A).