Kupa e Botës “Katar 2022” po zhvillohet mes shumë polemikash, e mbi të gjitha mes shumë jetë të humbura.

Sikur të mos mjaftonin njerëzit e vdekur para nisjes së kompeticionit, një tjetër punëtor raportohet se ka nderuar jetë. Sipas Athletic, një burrë nga Filipinet, i cili kishte emigruar në Katar për të punuar në infrastrukturën për Kupën e Botës, vdiq në një aksident pune gjatë fazës së grupeve.

Burri fatkeq, me origjinë nga Filipinet, po bënte disa punime riparimi në dritat e parkingut të hotelit të përdorur nga misioni i Arabisë Saudite si qendër stërvitore, por pësoi një rënie të keqe dhe vdiq në vend.

Sipas  një artikulli të The Guardian në shkurt 2021, më shumë se 6500 punëtorë, shumica e tyre emigrantë, kishin humbur jetën në projektet e infrastrukturës.të cilat u mbajtën në Katar gjatë gjithë muajve të mëparshëm. Masat e papërshtatshme të sigurisë, nevoja për dorëzim të shpejtë të projekteve dhe kushtet çnjerëzore të punës kanë rezultuar në mbajtjen e Kupës së Botës në Katar të lyer me gjakun e njerëzve që udhëtuan në vend për të mbështetur familjet e tyre në shtëpi.