Ndeshja e tretë e botërorit të Katarit u luajt ditë ne sotme mes Anglisë dhe Iranit.

Skuadra evropianë morri një fitore të thellë, duke shënuar 6 gola e duke pësuar vetëm një nga Irani, që dukej sikur nuk ishte fare në fushë. Përveç incidentit gjatë këndimit të himneve, një tjetër detaj që ra në sy nga kjo ndeshje ishte dhe fakti që kombëtarja iraniane bëri 6 ndërrime.

Publiku ishte dëshmitar i zëvendësimit të parë të detyruar, pasi portieri Alireza Beiranvand pësoi një tronditje të dyshuar në kokë. Lojtari në fjalë u dëmtua pas një përplasjeje me një shok skuadre.

Iran bëri edhe 5  zëvendësime të tjera gjatë ndeshjes, por nuk u dënua për këtë. Kjo për arsye se ekziston një rregulli veçantë, i cili e lejon një skuadër të bëjë një ndërrim më shumë, nëse një lojtar dëmtohet rëndë.  Kështu, duke përdorur rregulloren për dëmtimin e një lojtari në kokë Irani arriti ta përfundonte ndeshjen me 11 lojtarë në fushë.