Tërmetet e fuqishme dhe tragjike në Turqi e Siri kanë bërë bashkë të gjithë botën pasi qindra persona kanë kontribuar në mënyrë financiare. Një ndër ta është edhe sulmuesi Lionel Messi.

Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli argjentinas ka shpërndarë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro. Ai i ka kërkuar fondacionit të tij që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit.

“Fondacioni Leo Messi” është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë dhe vëllai i tij i madh madh i Leos, Matias, organizon aktivitetet në partneritet me UNICEF.