Erling Haaland ka “rrëmbyer” zemrat e tifozëve të Manchester City-t me paraqitjet dhe golat e tij.

Por duket se përveç mbështetjes që i japin nga tribunat, ata janë angazhuar për t’i gjetur dhe të dashur 22-vjeçarit, i cili deri më tani nuk ka ndonjë lidhje dashurie të bërë publike. Dhe vajza me të cilën tifozët po përpiqen që ta bashkojnë lojtarin norvegjez, është pikërisht vajza e trajnerit të tij, Pep Guardiolës.

21-vjeçarja Maria Guardiola është shpesh aktive në rrjetet sociale, ku ndiqet nga shumë tifozë të skuadrës së babait të saj, të cilët në postimi ne saj të fundit kanë shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar që të martohet me Haaland.

“Martohu me Erling Haaland që të mund të marrim fëmijën e gjeniut taktik Haaland”- ishte komenti që nisi një seri të gjatë kërkesash të tilla, të cilave 21-vjeçarja nuk u është përgjigjur ende. Kuriozitet ka dhe për reagimin e babait të saj për këtë kërkesë.